Presidenti turk i kthehet Egjiptit. Kajro zyrtare: Erdogan dhe Al Jazeera, përpjekje për destabilizimin e vendit
Kemi kohë që dëgjojmë informacione dhe deklarata nga pala turke për largimin e bizneseve të Fetullah Gulen nga Shqipëria. Madje në këtë drejtim, qeveria shqiptare nuk ka munguar të hyjë në veprime konkrete. Por nuk jemi vendi i vetëm që jemi në shënjestër të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan për këtë çështje. Egjipti është një vend tjetër. Në një intervistë të javës së kaluar për rrjetin “Al Jazeera”, Erdogan doli hapur kundër qeverisë egjiptiane, duke deklaruar madje se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e popullit egjiptian për demokraci”.
Erdogan ka folur për një diferencë mes popullit egjiptian, “që ne e duam si veten tonë” dhe qeverisë, të cilën e cilësoi “një qeveri të ardhur në pushtet me grusht shteti”.
“Ne e duam popullin egjiptian si veten dhe kjo është arsyeja pse kemi dhënë mbështetje për të, por ne jemi kundër qeverive që vijnë me grusht shteti dhe kundër dhunimit të lirive. Ne do të jemi pranë popullit egjiptian në luftën e tij për demorkaci”, tha Erdogan.
Këto deklarata kanë provokuar reagimin e Ministrisë së Jashtme egjptiane, e cila ka deklaruar se presidenti turk po vepron me dy standarde dhe flet për të drejtat dhe liritë, ndërkohë që harron arrestimet në masë në vendin e tij.Zëdhënësi Ahmed Abu Zeid ka shkuar më tej kur ka cilësuar se Ankaraja dhe në bashkëpunim me të, rrjeti “Al Jazeera” po synojnë destabilizimin e Egjiptit, nisur kjo edhe nga fakti se intervista u transmetua në mbrëmjen para protestave të paralajmëruara në Egjipt në kuadër të disa dënimeve për njerëzit e Vëllazërisë Myslimane. Ky grup, dikur në pushtet, shihet si i lidhur me Erdogan, që sot po tenton hapur të godasë qeverinë e Al Sissi, edhe kështu në telashe të mëdha.
https://www.middleeastmonitor.com/20161116-egypt-blasts-turkey-and-al-ja...
Add new comment