Hillary Clinton flet për zhgënjimin në zgjedhje: Doja të mos dilja nga shtëpia pasi mësova rezultatin
Pas fjalimit të humbjes në zgjedhjet presidenciale, Hillari Klinton shfaqet për herë të parë në publik. Ndonëse e zhgënjyer me rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe reagimet përgjatë këtyre ditëve, Hillari i ka idetë e qarta për të ardhmen e Amerikës. Duke folur në një aktivitet të paracaktuar më herët, të një organizate për mbrojtjen e fëmijëve në Masachusets, ish-kandidatja demokrate iu drejtua auditorit me fjalët:
‘"Doja të rehatohesha me një libër dhe të mos dilja nga shtëpia. Nuk e kisha të lehtë për të ardhur këtu sonte. Unë e kuptoj se shumë prej jush janë të zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve. Dhe unë jam shumë më shumë nga sa mund të shpreh. E di mire se gjatë javëve të shkuara shumë kanë pyetur veten nëse Amerika është akoma ajo që kemi njohur deri tani. Ndarja pas këtyre zgjedhjeve është e madhe” - u shpreh Klinton. “Por më besoni kur ju them se Amerika ende ia vlen, besoni në vendin tonë dhe në vlerat tona” - tha ish-sekretarja amerikane e Shtetit.
Add new comment