Komisioni për dosjet e ish-Sigurimit vihet në lëvizje brenda 2016-ës. Preken 400 mijë persona

Postuar në 13 Nëntor, 2016 10:06

Pas një bllokimi të paarsyetuar duket se komisioni për trajtimin e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të vihet në lëvizje. Ndërhyrja e prëzencës së OSBE-së ka dhënë efekt për vënien në zbatim të një ligji që thuhet se prek të dy anët e politikës, por edhe gjyqësorit, ushtrisë, diplomacisë, apo medias.
Numri i personave që teorikisht preken nga hapja e dosjeve është 400 mijë.

“Procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit pritet të prekë 400 mijë persona. Sigurimi i Shtetit ka pasur 1 mijë e 400 punonjës dhe rreth 400 mijë bashkëpunëtorë të nivele të ndryshme, gjatë gjithë periudhës së funksionit të tij. Një pjesë e bashkëpunëtorëve nuk jetojnë më, por shumica e tyre jo vetëm jetojnë, por kanë një perceptim të fortë se janë pjesë e Parlamentit dhe e institucioneve më të larta të shtetit”, shkruan “shqiptarja.com”.

Shifra 400 mijë është numri i bashkëpunëtorëve gjatë gjithë ekzistencës së Sigurimit, çka do të thotë se shtrohet në harkun kohor të 48 viteve.
Nuk dihet sa do të funskionojë ky komision dhe sa vlerë do të ketë puna e tij, pasi ndër vite kanë kryer punën e kontrollit edhe dy komisione të tjera: Mezini dhe Bezhani. E megjithatë akuzat për bashkëpunëtorë që janë në politikë e gjyqësor nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

nga viti 1945 deri 1991 ka pasur me shume se 1400 punonjes sigurimi e hetuesa, dhe jo 400.000 bashkepunetore te sigurimit, por rreth 100.000.
Operativet, hetuesat dhe sigurimsat e tjere legale e ilegale jane ne Librat e kuadrit te ish MPB.
Bashkepunetoret jane ne regjistrat perkates te Drejtorise se Sigurimit te Shtetit ne Tiranë dhe ne regjistrat perkates te Degeve te Puneve te Brendshme ne Rrethe. qe poashtu jane prane Shishit. Jane dhe regjistrat e Shkolles se policies, Dega e Sigurimit me mbi 3000 student e kursante.
Pra cilet duhet te Lustrohen eshte pune e lehte te gjehen, ndersa "Hapja" e dosjeve qe ruhen mund te doje kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.