Beogradi: Neutraliteti ushtarak, politikë jonë e përhershme
Serbia mbetet e angazhuar për neutralitetin ushtarak të përhershëm. Kështu është shprehur ministri i Punës dhe Çështjeve të Veteranëve, Aleksandër Vulin gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.
“Nëse ne nuk mundet të vendosim për luftërat tona, Serbia dëshiron që, tani dhe në të ardhmen, të vendosë për mënyrën sesi do të zhvillohet dhe të jetojë dhe për këtë arsye politika e neutralitetit ushtarak është angazhimi ynë permanent”, tha Vulin.
Sipas tij kjo politikë vjen si përvojë e Serbisë nga luftërat e mëparëshme të cilat e kanë dëmtuar shumë vendin.
Këto deklarata vijnë ndërkohë që është bërë e ditur se kryeministri Aleksandër Vuçiç do të vizitojë shtabin e NATO-s dhe kur në SHBA fitorja e Trump kë ngritu pikëpyetje mbi angazhimet e Amerikës në fushën e sigurisë.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=11&dd=11&nav_id=99668
Add new comment