Kokëdhima, sulm të hapur Ramës: Fitorja e Trump do çlirojë Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka komentuar zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke aluduar për një lidhje mes elitës politike që po qeveris Shqipërinë dhe miliarderit Xhorxh Soros. Në një postim në "Facebook" Kokëdhima ka përcjellë një mesazh në adresë të kryeministrit dhe deklaratave të tij për Donald Trump.
Postimi i Kokëdhimës:
"Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjëshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij. Unë besoj plotësisht se Z. Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik".
Comments
Une nuk isha dhe nuk jam pro
Une nuk isha dhe nuk jam pro zgjedhjes se Trump. Mendoj qe kjo nuk ishte zgjedhja e duhur per Ameriken, por besoj se ameriken dine ta vleresojne me mire se ne cfare eshte e duhur ose jo per vendin e tyre. Ajo qe me beri pershtypje ishte fakti qe si kjo zgjedhje u pranua me qetesi, pa akuza te kota, ashtu si ndodh gjithmone te se, qe sapo mbarojne votimet direkt pala humbese akuzon per vjedhje votash palen fituese. Jam totalisht dakort me qendrimin tuaj, puls qe jam ne dijeni qe ju keni lobuar per vendosjen e bustit te Hillary-it ne Sarande, por jame pro asaj qe ju doni te percillni per te bere nje shembull qe duhet ndjekur, te demokracise ne votime kaq te rendesishme. Jam shume dakort me ju persa i perket Sorosit dhe uroj qe me ne fund te mos kete me politika korruptive dhe diplomate qe implikohen ne politikat e brendshmete nje vendi te huaj
Mesa kuptova une nga statusi
Mesa kuptova une nga statusi i Kokedhimes me shume se simpati per Trump dhe figuren e tij eshte nje pergezim per nivelin e demokracise, te zgjedhjeve te lira dhe vullnetit per te zgjedh populli drejtuesin e tij per 4 vite. I thuaj atij qe te paguan qe do ishte mire sikur ti merrte parasysh dhe te mendohet para se te flas e te bej deklarata.
Add new comment