Qeveria takson edhe gazin e lëngshëm për makinat
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave. Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.
Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Europës ai taksohet si produkt energjetik. Sipas të dhënave që jepen në paketën fiskale, llogaritet që importi vjetor i këtij produkti të jetë 100 mijë tonë në vit. Ndërsa sipas ministrit të Financave do të ulet akciza për duhanin e grirë të brendshëm dhe nuk do të rritet akciza e cigareve.
Add new comment