Kanabisi, qeveria i drejtohet për ndihmë BE-së. Pse kundërshtohet roli i ushtrisë dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Vetëm pak ditë më parë Presidenti njoftoi se më datë 11 nëntor mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të trajtuar çështjen e kanabisit dhe emergjencën e tij. Këtij veprimi i parapriu një sugjerim i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas të cilit edhe ushtria duhet të përfshihet në akison. Ndarja për luftën ndaj kanabisit po merr ngjyrime politike pasi edhe kryeminsitri reagoi për thirrjen e mbledhjes nga Presidenti duke vënë përpara një letër pozitive të Komisionerit për Punët e Brendshme në BE, Avramopoulos.
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”, shkrunate Rama.
Mirëpo duket se këto lodra propagandistike nuk kanë edhe aq shumë vlerë, pasi sot njoftohet se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i kërkon BE-së ndihmë për luftën ndaj kanabisit.
“Në një letër të gjatë, Tahiri bën një panoramë të të gjithë luftës së tre viteve të fundit, që kur ndodhet në krye të ministrisë së Brendshme shqiptare. Ai thekson se vetëm gjatë këtij viti janë shkatërruar 1 milionë e 700 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar 400 autorë.
Por ky volum punë e kanë vënë policinë shqiptare në presion të papërballueshëm për buxhetin dhe infrastrukturën që ajo ka ashtu edhe në kapacitetet e saj.
E gjendur në këtë situatë Saimir Tahiri ministri shqiptar i Brendshëm i kërkon komisionerit Avramopolus të vlerësojë se lufta ndaj drogës është një luftë që nuk mund të bëhet nga një shtet i vetëm. Ai kërkon që komisioneri të verifikojë nëse ka mekanizma të ndryshme brenda agjencive të Europolit dhe Frontex-it ose kapacitete të tjera financiare të BE-së që mund ta ndihmojnë Shqipërinë në vazhdimin e kësaj lufte.
Tahiri vë në vëmendje të komsionerit se kjo drogë nuk duhet të shkoje as në shkollat shqiptare dhe as drejt vendeve të BE-së. Kreu i ministrisë së Brendshme beson se do të gjejë një mbështetje nga Bashkimi Europian”, raporton Top-Channel(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=339775#k1).
Situata pranohet pra se është emergjente dhe me përhapje masive. Ndërkohë që është normale që qeveria i drejtohet për ndihmë BE-së, pse është jo normale që ushtria të përfshihet në aksione, e më tej, të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Është e qartë se Presidenti bën lojë politike, por për situatën që erdhi deri këtu nuk ka përgjegjësi ai.
Add new comment