“Akropoli, Morosini dhe Gjergj Dushmani” në versionin e Edi Ramës nuk figurojnë gjëkundi

Postuar në 01 Nëntor, 2016 20:15

Kryeministri shkruante dje në profilin e vet në Facebook se Akropoli qëndron sot në këmbë edhe për shkak të një negociate që Gjergj Dushmani bëri me Francesco Morosinin, drejtuesin venecian për të mos bombarduar. Shkruante Rama:

“...Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk”( https://www.facebook.com/edirama.al/).

Edi Rama nuk jep një referencë se nga e ka marrë këtë të dhënë. Së pari Gjergj Dushmani, që duket se rrjedh nga familja Dushmani, nuk figuron në ndonjë referencë. Akropoli qëndroi në këmbë, por në shtator 1687 venecianët bombarduan Parthenonin dhe e sollën në gjendjen që është sot. Në çdo punim që gjendet lirshëm në internet, figuron bombardimi i Parthenonit dhe dorëzimi i turqve, pa përmendur gjëkundi ndonjë negociim. Ka një letër të Morosinit të 1 janarit 1688 drejtuar Venetikut ku ai flet për ngushëllimin e athinasve dhe premtimin për kompensim. Në dhjetor një tjetër letër nga Venetiku e porosit Morosinin të sjellë me vete statujat më të mira, ndërkohë që në 4 prill athinasit u hipin anijeve vendikase dhe zhvendosen nga qyteti.

http://www.eie.gr/archaeologia/En/chapter_more_8.aspxhttps://istanbulavrupa.wordpress.com/2011/09/26/atene-1687-venezia-i-tur...

Një tjetër hollësi nga historia sipas Edi Ramës. Ai flet në postimin e vet për një negociatë zhvilluar në vitin 1686. Por nuk ka asnjë të dhënë që Morosini të ketë qenë në Athinë në këtë vit. Lufta e Moresë, ku bën pjesë edhe ky episod e sjell venecianin në Korinth vetëm në 13 shtator 1687. Vendimi për goditjen e Athinës erdhi gati në kundërshtim me dëshirën e tij, apo me analizën e situatës që veneciani bënte nisur vetëm nga përfitimet.

Në opinionin e Morosinit ishte gabim të besoje se Athina do të shërbente si një pararojë për mbrojtjen e Moresë, pasi qyteti ishte dy ditë nga Ngushtica e Korinthit...”, thuhet në historinë për këtë ngjarje nga ata që ndoshta janë më të informuar(https://books.google.al/books?id=XN51y209fR8C&pg=PA310&dq=parthenon+in+1687&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwj5z9nHnojQAhUQahoKHeRxC_oQ6AEILjAC#v=onepage&q=parthenon%20in%201687&f=false).

Një tjetër aspekt është edhe se kjo negociatë e referuar nga Rama nuk përfshihet në listën e dokumenteve që Robert Elsie sjell për këtë periudhë. Shkatërrimi i Parthenonit nga Morosini erdhi pas kundërshtimit turk dhe ndonëse nuk përjashtohet se dërgata e “athinasve që folën me venecianët për të bashkëpunuar kundër turqve” të jetë shqiptare, kjo nuk i jep asnjë zë vërtetësie pretendimit se Akropoli qëndron në këmbë falë kësaj të dhëne që nuk figuron asgjëkundi. Ndoshta historinë duhet ta shkruajnë historianët. Në çdo rast kryeministri, si njeri që ka ndikim edhe kur flet qesim, është mirë të sjellë një referencë pasi kështu davarit çdo pretendim. 

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Ore vërtetë u lodhet që të përgënjeshtronit Ramen për këtë gjë mo? Po çpaskeni qe mo..... Pupupu

Submitted by redaksia on

E dime qe i falen budallalleqet me oke atij, por meqe interneti i ka falas dhe ne cast. Fast Food history...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.