Përmbysje e fushatës së Clinton. Publikohet audioregjistrim: Nuk duhet të kishim lejuar zgjedhje në Palestinë
Fushata presidenciale në SHBA njeh zhvillime të vrullshme, të cilat mund të rezultojnë vendimtare në zgjedhjet e datës 8 nëntor. Pas hapjes së hetimeve për e-mailet që u rihapën dje, mediat po japin versione të ndryshme për arsyet e këtij veprimi. Ditë më parë, televizioni që mbështet republikanin Trump, “Fox”, akuzoi drejtorin e FBIa-së, Comey se po vepronte poshtë standardeve që një drejtor i Byrosë duhet të ketë. Dhe nuk vonoi që kjo vërejtje, e pasuar nga deduksionet e Trump, se “Clinton nuk duhej lejuar të kandidojë pas skandalit të e-maileve”, Comey ka hyrë në veprim. Madje duke thyer disa praktika në emër të transparencës. “Fox” publikoj sot një memo konfodenciale që Comey ia dërgon stafit të vet ku sqaron se për cilat arsye rihapja e hetimeve po i raportohet edhe Kongresit. Ai shkruan se ka qenë prezent në Kongres disa herë ku është shprehur se “hetimet për e-mailet janë mbyllur”, ndërkohë që ato po rihapen. Për të shmangur çdo keqkuptim, drejtori i FBI-së shkruan se ky është një hap i domosodoshëm(http://www.foxnews.com/politics/2016/10/29/exclusive-comey-memo-to-fbi-s...).
Mirëpo ky nuk është problemi i vetëm për kandidaten demokrate, Hillary Clinton. Sot disa media kanë publikuar një regjisitrim të sajin, kur ishte senatore në vitin 2006. Aty Clinton shprehet se lejimi i zgjedhjeve në territorin palestinez ishte gabim dhe se edhe nëse u lejua, duhej që të “fitojë një njeriu ynë”(regjistrimi audio).
Është e qartë se loja me këto elementë po synon qartë nxjerrjen e Clinton nga zgjedhjet, në opsionin maksimal dhe humbjen e saj, apo diskreditimin. Sidomos me regjistrimin për zgjedhjet në Palestinë, kredoja e përhershme e demokracisë dhe votës është cenuar rëndë në një vend që pretendon se “eksporton demokracinë”. Por edhe në një plan paszgjedhor, fitorja e Clinton e minon rëndë autoritetin amerikan në një zonë si Lindja e Mesme, aty ku luhet një prej dramave kryesore sot në botë. Ka shumë spekullime se pjesë e kësaj orkestre është edhe Rusia që po izolohet edhe ushtarakisht përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Duket se pritet konfirmimi i Clinton për të vënë në veprim një plan më të gjerë. Lidhja mes ËikiLeaks, Putin dhe Trump hyn si ekuacion mund të qetësojë ujërat ndërkombëtare duke eliminuar një axhendë agresive.
Add new comment