“Po shohim mundësinë e heqjes së taksave për mbetjet që hyjnë në Shqipëri”
Sot Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pozicionuar së fundmi kundër ligjit për importin e mbetjeve. Basha tha se rikthimi i ligjit dëshmon pafytyrësinë e Edi Ramës, cilësi kjo tanimë konsensuale në përshkrimin e këtij të fundit.
“Kjo çështje ka ekspozuar në mënyrë të plotë pafytyrësinë e qeverisjes, pafytyrësinë kriminale të Edi Ramës, sepse jo vetëm anuloi këtë ligj në 2013-ën, por në 2014-ën me një Vendim të Këshillit të Ministrave, në mbështetje të anulimit të ligjit, krijoi një detyrim ligjor që deri në fund të vitit 2016, pra për dy muaj, të gjitha bashkitë e vendit të përfundonin me mbështetje qeveritare procesin e diferencimit të mbetjeve. Me anë të së cilës; e para do të arrihej një pastrim më i mirë i Shqipërisë nga plehrat, nga mbetjet; dhe e dyta do të arrihej një objektiv sekondar, ai i përpunimit, riciklimit të tyre nga industria e riciklimit në Shqipëri. Sot, Edi Rama ka dështuar të zbatojë VKM-në që vetë miratoi. Shqipëria është e mbuluar nga plehrat, qytetet tona, fshatrat tona, lumenjtë tanë janë mbuluar me plehra. Plehrat digjen në mënyrë kriminale, ndotin ambientin tonë”, tha ai.
Në kundërshtim me këtë qëndrim, iniciatori i ligjit për importin e mbetjeve, Eduard Shali, deputet i Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Veprimntaritë Prodhuese, ka deklaruar se ligji është arritje dhe sukses. Më tej akoma, ai ka bërë të ditur edhe hapa të tjerë.
“Jemi të hapur të diskutojmë për nivelet e kuotave. Aktualisht po shohim me vëmendje mundësinë e heqjes së taksave për mbetjet që hyjnë në Shqipëri”, ka thënë Shalsi(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=338789&fundit).
Add new comment