"Në 21 janar PS-ja e dinte që do kishte vrasje" (Video)
Në replikën me Taulant Ballën në parlament shkaktuar nga vendimi i Ben Blushit për t’u larguar nga Partia Socialiste , ish-deputeti socialist risolli në vëmendje 21 Janarin dhe rolin që deputetët e kësaj force politike bashkë me kryetarin e partisë Edi Rama patën në protestën e 21 Janarit, ngjarje që përfundoi me 4 viktima.
"Kush i çoi në pritë ata Taulant? E kam thënë të nesërmen në 21 Janar, unë nuk mund të marr pjesë kurrë në një miting që e thërres vetë, por vetë rri në shtëpi, vetë fshihem në zyrë, vetë fshihem poshtë Lanës, kurse njerëzit që unë thërras i çoj në pritë që t’i vrasin, duke i ditur që do t’i vrasin. Kujt i rëndon kjo?"- deklaroi Blushi.
Ky version i jep një optikë më të gjerë kësaj ngjarje, për të cilën Partia Socialiste dhe kryetari i saj morën përsipër të bëjnë drejtësi, por që deri më sot ka mbetur në kuadrin e një premtimi. Nga ana tjetër një detaj me vlerë që risolli Blushi është edhe roli i deputetëve të ish-opozitës socialiste në bojkotin e parlamentit për të kuptuar raportin e tyre me parimet dhe të mirat materiale që gëzojnë nga deputetllëku.
Add new comment