Premtoi rithemelim të marrëdhënieve, ikën duke lënë SHBA-në dhe Rusinë në prag lufte
Në Korrik të 2009, kur nuk kishin kaluar as 6 muaj nga ardhja në detyrë presidenti afroamerikan Barak Obama deklaroi vullnetin e tij për një rithemelim të marrdhënieve ruso-amerikane, të tendosura dukshëm gjatë presidencës Bush për shkak të ndërhyrjes amerikanë në Irak dhe intervenimit të Rusisë në Gjeorgji. 3 muaj para se të lërë Shtëpinë e Bardhë po i dorëzon marrëdhëniet me Rusinë në gjendje edhe më të përkeqësuar.
Si për ironi të fatit shkak për përkeqësimin e marrëdhënieve u bënë sërish zonat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Lindjes së Mesme. Qendrat e konfliktit u zhvendosën nga Gjeorgjia më Ukrainë dhe nga Iraku në Siri.
Pika e kthesës në marrëdhëniet mes dy superfuqive bërthamore u bë rrëzimi i marrëveshjes së armëpushimit në Siri i njohur ndryshe si plani i paqes, nënshkruar 1 muaj më parë në Gjenevë nga shefat e diplomacisë së Jashtme të SHBA dhe Rusisë Xhon Kerry dhe Sergei Lavrov.
Ishim amerikanët që bombarduan të parët njësi të ushtrisë siriane në Sirinë Lindore duke vrarë 62 ushtarakë. Pentagoni foli për një gabim të forcave amerikane, por ky argument nuk bindi askënd. Agjencia izraelite "Debka" e specializuar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes raportoi se presidenti Obama urdhëroi një hetim për sulmin ajror, duke lënë të nënkuptohet se zyrtarë të lartë CIA-s dhe Pentagonit sabotuan marrëveshjen e paqes në Siri.
Dy ditë më vonë u bombardua kolona e ndihmave të OKB-së, sulm për të cilin uashingtoni akuzoi Moskën, çka i dha goditjen e fundit marrëveshjes Kerry- Lavrov. Ushtria siriane me ndihmën e Rusisë ndërmorri një ofensivë shkatërrimtare në Alepo kundër rebelëve duke rimarrë nën kontroll brezin perëndimor të vendit ku ndodhen 5 qytetet më të mëdha, Damasku, Homs, Hama, Latakia dhe Alepo.
Në të njëjtën kohë Rusia njoftoi vendimin e saj për të instaluar një sistem të mbrojtjes antiraketore S- 300 në bazën e saj në Tartus, ndërsa një aeroplanmbajtëse përgatitet të monitorojë brigjet siriane. Gazeta ruse flasin për prag lufte dhe ngrenë pikëpyetje si do t'i përgjigjej Rusia një sulmi eventual të amerikanëve ndaj regjimit të Asad. Në mes të kësaj loje është edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili po luan me dy porta, për aq kohë sa të dyja palët nuk kanë epërsi ndaj njëra-tjetrës. Me gjasë ardhja e Hillary Clinton do ti acarojë edhe më shumë marrëdhëniet, por si Moska ashtu dhe Uashingtoni nuk do ta dëshironin një luftë kundër njëra-tjetrës.
Me shkurtime nga "Kathimerini"
Add new comment