Një dokumentar mbi radikalizmin fetar në Ballkan. Televizoni shtetëror iranian përqendrohet te shqiptarët dhe Shqipëria
Televizioni iranian “PressTv” ka realizuar në gusht një dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Dokumentari është i strukturuar thjeshtë: mbi bazën e të dhënave mediatike për muxhahedinët ballkanas që iu bashkuan ISIS në Siri ka intervistuar gazetarë, publicistë, klerikë myslimanë apo edhe ekspertë të sigurisë në katër vende: Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Serbi dhe Shqipëri.
Nga Shqipëria prononcohen gazetarë dhe ministri i Brendshëm, që riprodhojnë ato mendime dhe shkrime që janë publikuar tanimë në mediat shqip. Gjithsesi bie në sy se ndonëse polarizimi fetar, apo radikalizmi fetar është më i ndjeshëm në Bosnje dhe Maqedoni, vëmendja e televizionit përqendrohet më së shumti në Shqipëri, të cilës i kushton edhe një historik të shkurtër politik. Më shumë sesa të gjejë shkaqet e këtij feneomeni, materiali në fakt ekspozon një rrezik të radikalizmit fetar në dyert e BE-së, duke realizuar ndërkohë një prezantim edhe për publikun iranian.
Ndonëse në fund, realizuesit njohin arritjet e qeverisë shqiptare për uljen dhe kufizimin e xhihadistëve përmes masave të forta ligjore.
Add new comment