Suksesi i reformës territoriale, do kurseheshin 80 mln dollarë, por kostoja e pagave u rrit me me 35%, investimet u ulën me 41%
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth 360 në vetëm 60 njësi nuk ka sjellë rezultatet e pritshme për të kursyer rreth 80 milionë euro në formën e shpenzimeve për pagesat e personelit, por përkundrazi i ka rritur edhe më tej ato.
Qeveria e prezantoi si një nga reformat me impakt të madh në ekonominë e vendit, nisur dhe nga llogaritë e saj për reduktim të kosotove administrative. “Vetëm nga kursimi i kostove administrative që mund të ndodhin dhe që do të ndodhin pas kësaj reforme parashikohen të përfitohen të paktën 80 milionë dollarë në një mandat 4-vjeçar”-deklaronte Ilir Meta para miratimit të ligjit. http://shqiptarja.com/politike/2732/reforma-administrative-kursejme-80-mln-dollare-203289.html#sthash.eJhCockt.dpuf.
Por të dhënat përgënjeshtrojnë pritshmëritë e qeverisë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në gjashtëmujorin e parë të vitit, njësitë vendore rritën shpenzimet për pagat me 35 për qind. Nga 4.6 miliardë lekë që ishin shpenzimet për paga në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, ato arritën në 6.3 miliardë lekë në janar-qershor 2016. Në të njëjtën masë u rritën edhe shpenzimet për sigurime shoqërore, teksa shihet se fondet e dedikuara për infrastrukturën janë ulur ndjeshëm raporton Monitor.
Fondet për shpenzimet kapitale ishin 41 për qind më të ulëta se një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2016, njësitë e reja vendore alokuan 3.4 miliardë lekë në formën e shpenzimeve kapitale. Kjo shumë, një vit më parë në këtë periudhë, ishte 5.9 miliardë lekë. Por shpenzimet e larta për investime vitin e kaluar arsyetohen edhe me zgjedhjet vendore.
Add new comment