Grushti i shtetit, Erdogan pushon nga puna 13 mijë policë
Vala e spastrimeve pas grushtit të shtetit në Turqi, nuk ka të ndalur. BBC-ja raporton se së fundmi janë pushuar 13 mijë policë vetëm për diçka më shumë sesa dy muaj që nga korriku. Mes policëve janë edhe 2500 oficerë ndërkohë që autoritetet njoftojnë se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në korrik përfundon më 19 tetor.
Probleme shfaqen edhe në zonat kurde që janë përfshirë nga tensionet. Vetëm në qytetin më të madh të kurdëve, Diyarbakir u pushuan 4 000 mësues. Paralel me këto janë mbyllur edhe 130 ente mediatiake, përvec ushtarakëve dhe gjyqtarëve. Një spastrim i ekzagjeruar dhe mbi kritere politiko-partiake, pasi kaq shumë njerëz të grumbulluar rreth idesë së një puçi, me siguri që nuk do të hiqnin dorë prej qëllimeve të tyre me disa të shtëna armësh.
Add new comment