Pasi miratoi ligjin, kryeministri: "Nuk kemi tradhëtuar shqiptarët. Zhurmën e bëjnë sharlatanët". Tregon edhe dy tabela
Pasi miratoi ligjin që deshte, pasi heshti dhe nuk tha asgjë, kryeministri ka menduar që t'u tregojë qytetarëve, sesi qëndron e vërteta e importit të mbetjeve. Shkruan Rama në Facebook:
"“Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanët politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë! Ne nuk i kemi tradhëtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhëtuar kur kaluam ligjin e ri që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t’i tradhëtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë!
Ligji i ri është vetëm normalizimi i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazheve, shisheve plastike, kanaçeve të aluminit apo material bio për ngrohje (pelet). Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian".
Besimi këtu nuk ka të bëjë me ligjin, por me zgjedhjen personale të gjithësecilit.
Comments
Rama
Sa i gjatë, aq dhe idiot, tha!
Add new comment