Rruga e Arbrit, Ministria e Financave sugjeron partneritet publik – privat për financimin e ndërtimit
Rruga e Arbrit parashikohet të nisë vitin që vjen. Kësaj radhe shpresohet se do të nisë me të vërtetë, pasi një gënjeshtër për së dyti për banorët e zonës, do të ishte tepër edhe për një pushtet që fiton me 4 000 vota diferencë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e parakoshme lokale në Dobër, kryeministri, Edi Rama, deklaroi se rruga nuk ishte bërë deri më sot për shkak të mungesës së parave. Kryeministri nuk zuri në gojë hapjen e procedura e me kinezët, miratimin e një ligji të veçantë etj..
Sot, Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton se po shihen dy mundësi për financimin e rrugës që është 75 km e gjatë: financim i plotë nga bixheti i shtetit, pse partneritet publik – privat.
“Qeveria po shqyrton dy mundësi, atë të financimit nga buxheti i shtetit dhe mundësinë e një partneriteti publik- privat. Por, burime nga ministria e Financave shprehen se po shihet mundësia e një financimi të përbashkët me biznesin privat”, raporton ATSh.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet, por deri më sot askush nuk flet për një projekt të rrugës dhe përfitimet që ajo sjell përveçse shkurtim distancash. Pasi rruga mund të bëhet dhe me gjasë do të bëhet, por duhet sqaruar qysh tani se dhënia e saj me konçesion dhe tarifimi për të lëvizur në të është i vetmi opsion për ta mirëmbajtur. Ndaj edhe modeli i financimit për ndërtimin e saj ka rëndësi. Pasi po shohim se çfarë ndodh me rrugën Durrës – Kukës.
Comments
Hajde gallate, hajde.
Po pse mer, as per 75 km rruge nuk paska pare kjo qeveri e kanabizuar?
Add new comment