Një mesazh miqësor për serbët nga Gjukanoviç: Kosova është një betejë e humbur nga breza të mëparshëm
Kryeministri malazez, Milo Djukanoviç, i ka dhënë një intervistë medias serbe “B92”, përmes së cilës ka adresuar disa mesazhe politike edhe për oponionin publik në Serbi. Çështja e parë e cila i interesin të gjithë rajonit është njohja e Kosovës nga Mali i Zi. Gjukanoviç sqaron se me këtë akt, askush në Malin e Zi nuk kishte për qëllim të dëmtonte Serbinë.
“E kuptoj sjelljen emocionale të publikut serb për çështjen e Kosovës, por askush në Mal të Zi nuk kishte ndonjë dashakeqësi sepse askush nuk i bën keq dikujt që e sheh kaq të afërt. Njohja u konsiderua prej nesh si një akt që duhej bërë për të përmirësuar situatën në rajon, më shumë stabilitet dhe kthim i besimit. I kam thënë Tadiçit, por edhe Vuçiçit se përshtypja ime ishte se ajo që aktualisht Serbia po përjeton kur vjen puna te Kosova, është mospjesëmarrja në zgjidhjen e problemit. Serbia e kohës sonë nuk e ka atë privilegj. Ajo mundet vetëm të marrë një faturë të një beteje të humbur, e humbur në brezat e mëparshëm nga njerëz që merrnin vendime politike. Mos lejoni që t’u shpëtojnë shanse të vërteta të së sotmes dhe së ardhmes për shkak të një beteje që është humbur dikur”, thotë Gjukanoviç.
Pas këtij leksioni politik të esëllt, kryeministri malazez, në pushtet për 25 vite, ka folur edhe për hyrjen e vendit të tij në NATO.
“Çdo shtet ka të drejtën për të zgjedhur. Sikurse ne respektojmë drejtimin e politikës së jashtme të Serbisë, kështu edhe Serbia zgjedhjen e lirë të Malit të Zi”, thotë kreu i qeverisë malazeze.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=09&dd=16&nav_id=99225
Add new comment