Këshilltari për Shkencën i Shtëpisë së Bardhë: Kërcënimet nga asteroidët janë reale
Kërcënimet nga goditjet katastrofike të Tokës nga asteroidët janë reale. Këshilltari kryesor për shkencën i Presidentit të SHBA-së, John Holdren, deklaroi gjatë një diskutimi në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s, se “ne nuk jemi plotësisht të përgatitur, por jemi në drejtimin e duhur për të arritur aty ku duam”. Sipas Holdren dy shembuj goditjesh janë një provë për ekspozimin e planeti dhe për rrjedhojë njerëzimit ndaj këti rreziku: shpërthimi i Tunguskas në vitin 1908 dhe shpërthimi i vitit 2013 në Chelyabinsk. Të dyja në Rusi.
Tunguska ishte katastrofike, por shpërthimi ndodhi larg sipërfaqes. E megjithatë fotografitë flasin për një shpërthim të jashtëzakonshëm nga një objekt me diametër vetëm 40 m. Kurse objekti në Chelyabinsk, ishte vetëm 20 m diametër dhe shkaktoi lëndimin e 1200 njerëzve.
Sipas Holdren goditje si ato të vitit 2013, mendohet se ndodhin një herë në 100 vjet, ndërsa si ato të Tunguskës një herë në 1000 vjet. Por kjo nuk jep asnjë lloj sigurie.
“Duhet të jemi më të zgjuar sesa dinosaurët”, tha Holdren, duke aluduar se goditjet totalisht asgjësuese nuk potenacialisht të mundshme.
Në vitin 2021 NASA parashikon të lëshojë një sondë robotike drejt një asteroidi që qëndron afër me Tokën. 2008 EV është 400 m në diametër dhe hyn tek objektet që do të monitorohen dhe mbi të cilët do të synohet të bëhet devijimi i trajektores.
Asteroidët që përbëjnë kërcënim për njerëzimin duhet të jenë mbi 1 km në diametër dhe NASA pretendon se ka zbuluar 90% të që është afër planetit tonë. Asnjë prej tyre nuk përbën kërcënim për të ardhmen e parashikushme , ndërkohë që strategjia e shkatërrimit me armë bërthamore mendohet se vlen si zgjidhje e fundit, kur objektet zbulohen shumë vonë.
http://www.space.com/34070-earth-vulnerable-to-major-asteroid-strike.htm...
Add new comment