Avion i vogël italian ulet në bregdetin e Ishmit, dyshime për transport droge dhe një rast të ngjashëm me Divjakën
Konfuzion ka krijuar lajmi se një avion i vogël turistik ka rënë në bregdetin e Ishmit, duke kujtuar një rast të ngjashëm me atë të Divjakës. I pari që e bëri publik lajmin ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, që deklaroi në seancën plenare se një avion me drogë ishte rrëzuar në bregdetin e Durrësit.
Më pas policia është detyruar të japë shpjegime duke sqaruar se “rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.
Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime”
Policia thotë se piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime dhe se gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Ndërsa Kulla e Kontrollit të Avionit Civil konfirmoi se nuk kishte asnjë dijeni për fluturimin e avionit në fjalë.
Comments
Jam kurioz te di si
Jam kurioz te di si funksionon kjo puna e hapsires ajrore ne shqiperi? Sepse te mbetet pershtypja se vetem kur bie tek tuk ndonje avjon si puna e ketij, kuptohet qe ka avjona ne qiell.
Add new comment