Gjermania dhe Franca propozojnë Unionin Ushtarak Europian

Postuar në 12 Shtator, 2016 12:09

Gjermania dhe Franca hedhin një hap më tej në krijimin e atij që quhet Unioni Ushtarak Europian. “EuObserver” raporton mbi një dokument, publikuar fillimisht në “Le Figaro” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, i përpiluar nga ministrat gjermanë dhe francezë të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen dhe Jean-Yves Le Drian, i cili parashikon deri krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të përbashkët, kurse europiane në akademitë e mbrojtjes dhe dislokim të shpejtë trupash jashtë territorit. Ideja e një Shtabi të Përgjithshmë të Përbashkët eliminon idenë e një shtabi komandues me rotacion, një problem më vete ky. Pas këtij propozimi qëndron ajo që përshkruhet si “përkeqësim i mjedisit të sigurisë”.

Buxhet i unifikuar për asetet strategjike dhe mbrojtjen si dhe edukimi i një fryme europiane, duke filluar nga një grup bërthamë. Baza ligjore e krijimit të kësaj struktute është neni 42 dhe 46 i Traktatit Europian mbi “struktutën e bashkëpunimit permanent”, por do të jetë i hapur edhe për vendet e tjera europiane.

“Kjo është ajo që amerikanët presin nga ne të bëjmë”, citohet ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen.
“Është koha për të ecur përpara me një mbrojtje të BE-së, që është në thelb “Shengeni i mbrojtjes. Rrethohemi nga kërcënime që e dimë që nuk i përballojmë dot vetëm. Por së bashki ne jemi shumë të fortë”, shtoi ministrja gjermane.

Mbetet e paqartë si do të alternohet buxhetimi i kësaj njësie kaq të madhe me ato që vendet anëtarë japin në NATO, pa folur sesi do të zgjidhet dualiteti i një strukture të sigurimit kolektiv që nuk sqarohet mirë se çfarë i shton sigurisë së ofruar nga NATO.

https://euobserver.com/foreign/135022

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.