Zgjedhjet në Dibër, akuza për thasë me miell e para në këmbim të votës. Policia në një linjë me denoncimet e PS
Ditët e zgjedhjeve në Shqipëri janë nga më të ngarkuarat politikisht dhe nga kjo traditë nuk bën përjashtim as procesi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Dibrës. Tensioni është i dukshëm tek të dyja palët, çka ëshrë reflektuar edhe në deklaratat për shtyp.
Partia Demokratike akuzoi për blerje votash në Maqellarë zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Në deklaratë thuhet se "Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga".
Nga ana tjetër, shtabi elektoral i Partisë Socialiste denoncoi presionin që sipas saj po ushtrohet nga funksionarë dhe militanë të Partisë Demokratike. Sipas tyre "Gjatë natës së kaluar, deputeti Flamur Noka, shoferi i tij dhe militantë të tjerë të kësaj force politike kanë ngritur postoblloqe në zonën e Maqellarës duke kontrolluar automjetet dhe dhunuar qytetarët". Ky denoncim i Partisë Socialiste është raportuar si ngjarje edhe nga policia që thotë se i ka referuar të dhënat në Prokurori. Zgjedhjet për bashkinë e Dibrës shihen edhe si një test, pak muaj para zgjedhjeve të parakohshme, ndaj dhe asnjë nga nuk do ta dëshironte humbjen.
Comments
Linja
Shukriu, denoncimet e PS, policia, Rama i madh e Rama i vogel, LSI, te gjithe ne nje linje jane! Kuptohet! Mbetet te shihet se a eshte edhe populli ne kete linje! Te shohim rezultatet
Thesi me miell dhe thesi me
Thesi me miell dhe thesi me groshe, jane krijime dhe aplikime te PIDHISE qysh heret, ne kohen e Sales se pare President, dhe mandej e adoptua si teori dhe praktike zgjedhore, nga te gjitha partite parlamentare, dhe fitonte forca politike qe e kishte thesin me te madh, apo oferten ne natyre, me te forte se kundershtari tjeter politik, gje qe coi ne bastardimin dhe degjenerimin e procesit zgjedhor, deri ne ate shkalle sa mos te shkojne me katundaret ne Zgjedhje, pa pare thesin me zahire ne shtepi, pavaresisht se cila force politike ju a kishte ofruar.
Ky jemi ne, populli trim e i pamposhtur, sy shkendije e zemer luani, qe shesim bythen per nje mut thesi, me lesh politikanesh.
Tung.
Add new comment