LSI zbulon fajtorët e konfuzionit në arsimin e Lartë
Konfuzioni i krijuar me kuotat dhe kriteret e pranimit në shkollat e larta u zbardh sot nga partia që për maturantët ka një vlerësim të veçantë, madje i ka bërë edhe deputetë në parlament. Për të treguar se LSI siç tha Ilir Meta është partia që zgjidh problemet, deputetja maturante Kejdi Mehmetaj dha versionin e LSI se për këtë problem.
Më poshtë deklarata e deputetes maturante të LSI-së:
Vlerësojmë se ka disa momente të cilat duheshin trajtuar me përgjegjësi të lartë për të evituar konfuzionin dhe konfliktin e krijuar.
Është një qëndrim jo i drejtë aplikimi i kritereve të reja në periudhën e përfundimit të shkollës së mesme. Kriteret për aplikimin në universitet duhet të ishin ato të vendosura që ditën e parë kur nxënësit filluan shkollën e mesme dhe rregullat e reja nuk duheshin bërë të vlefshme për ata që kanë filluar me një rregullore tjetër.
Një nga arsyet që ka komplikuar më tej situatën është edhe mungesa e koordinimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve. Pasojat e këtij moskoordinimi i vuajnë të rinjtë gjimnazistë dhe familjarët e tyre të cilët po kalojnë nëpërmjet vështirësish të pamerituara.
Kemi konstatuar gjerësisht një punë të dobët sa i takon informimit të gjimnazistëve për kriteret e reja. Duhet të ishte një detyrim për të gjithë stafin akademik informimi i vazhdueshëm dhe asistimi i nxënësve në përzgjedhjen e lëndëve, por edhe në plotësimin e saktë të formularëve.
Kemi ngritur shpesh nevojën për ndërhyrje në ligjin për arsimin parauniversitar, i cili do të përshtatej me ligjin e ri për arsimin e lartë, për të evituar paqartësitë dhe përplasjet. Mendojmë se kjo nismë, pra ajo e miratimit të një ligji të ri për arsimin parauniversitar duhet ndërmarrë sa më parë.
Gjithashtu, në vijimësi kemi ngritur shqetësimin për miratimin në kohë të akteve nënligjore për zbatimin e drejtë të ligjit të ri për arsimin e lartë, të cilat do të zgjidhnin në kohë këto probleme dhe do i hapnin rrugën zbatimit real të ligjit.
Comments
Reklame politike shterp.
Mos jepni keto deklarata nga njerez qe nuk e dine se cfare eshte puna , se eshte turp.
Tendenca
Nuk e kuptoj pse keni kete tendence ironike ndaj nismave te politikes ( si prsh ne kete rast me LSI ). Nqs nuk besoni aspak tek nismat e tyre dhe ju duket gjithcka farse e fallsitet atehere pse nuk shikoni qe ky popull qe i zgjedh nuk mendon ashtu?! LSI rritet dita dites dhe fiton perdite e me teper legjitimitetin per nisma dhe afirmim! Nqs jeni ironike edhe me popullin ose me nje realitet i cili nuk ju duket natyral atehere te jeni me direkt sepse kjo ironi eshte corjentuese! Dhe i futni njerezit ne depresion si pasoje.
Per komentuesin "Asllan". Ke
Per komentuesin "Asllan". Ke haruar ta mbyllesh fjalimin tend programatik me shprehjen : C'don populli ben partia:
Kjo bukuroshja evidenton
Kjo bukuroshja evidenton dicka qe e dine te gjithe. Ne nuk kemi nevoje per dike qe thote gjera qe tashme dihen nga te gjithe. Ne kemi nevoje per njerez qe zgjidhin probleme dhe bejne pune
Cfare foto,Cakalli me hienen.
Cfare foto,Cakalli me hienen.
Cfare udheheqesi katror.
Phu !!
Add new comment