Paul Wolfowitz: Ndërhyrja në Irak, sipas gjykimeve të shërbimeve sekrete. Nëse do dinim se Saddami nuk kishte armë, nuk do kishim pushtuar
Paul Wolfowitz, ish-këshilltar i Presidentit Bush dhe një nga njerëzit e akuzuar si planfikues i luftës në Irak, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, përmes së cilës ka bërë disa vlerësime edhe për situatën e sotme.
Wolfowitz hedh poshtë akuzën se ai është autor i luftës në Irak, ndërkohë që pranon se goidtja ndaj regjimit të Saddam Hussein, u bë jo mbi prova, por mbi bindje të përgjithshme. Ky është ndoshat edhe qëndrimi më skandaloz përderisa pranohet se një shtet u shkatërrua për nevoja imediate sigurie të një shteti tjetër dhe mbi bazë perceptimi.
“Ishte një ndjenjë unanime e komunitetit të shërbimeve sekrete që Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë. Drejtori i CIA-s i tha Presidentit George W. Bush, se ky është qartazi rasti. Saddam Hussein kishte gaz nervin dhe e përdori kundër popullit të tij, ai kishte përdorur armë kimike kundër iranianëve dhe gati e pati bombën atomike në vitin 1981 dhe në vitin 1991. Ai u kap me antraks në vitin 1995 nga inspektimet e OKB-së, pasi kishte mohuar se e posedonte”, shprehet Wolfowitz.
I pyetur mbi faktin e vërtetë se Hussein nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, këshilltari i Bush ka liruar veten nga përgjegjësitë duke dekalruar se nuk ka qenë pjesë e drejtimit të shërbimeve sekrete.
“Unë nuk isha në detyrë me drejtimin e shërbimeve sekrete. Gjykimi i tyre ishte i qartë. Por është e qartë se ne do të kishim ndjekur një qasje tjetër, nëse do të dinim se aty nuk kishte dislokime të armëve të shkatërrimit në masë, nëse do të dinim se kishte vetëm një plan për të nisur punën me to, siç Saddam pranoi pasi u kap. Ne nuk do të kishim pushtuar Irakun”, thotë Wolfowitz.
Ky është konfirmimi i radhës i një gabimi (???) të shërbimeve sekrete amerikane, që çoi në një krim historik siç është shkatërrimi i Irakut, gjithnjë nëse ideja se Iraku posedonte armë të shkatërimit në masë, ishte lojë e shërbimeve irakene ku ra brenda komuniteti i inteligjencës amerikane, apo u lejua të kalonte si i tillë!
I akuzuari tjetër, Tony Blair, i gjendur përballë raportit "Chilcot" ka pranuar gabimin, por është përpjekur të mbajë në vëmendje imazhin e Saddamit kriminel dhe të mbrojë fushatën ushtarake në Irak. E kundërta me Wolfowitz, sipas të cilit gabimi më i madh u krye kur SHBA dhe Britania ideuan një autoritet pushtimi.
“Ne kishim shkuar si çlirimtarë. Kjo provokoi shumë ndjenja kontradiktore te irakenët”, shton ai, duke nënvizuar se është sërish gabim heqja dorë nga promovimi i demokracisë në botë siç po ndodh me administratën Obama.
http://www.spiegel.de/international/world/paul-wolfowitz-says-he-will-li...
Add new comment