Një vdekje në Sharrë, biznesi i mbetjeve, një kryetar Bashkie, Ilir Meta filozof dhe një hetim që nuk ecën
Para disa javësh mediat raportuan për vdekjen e një fëmije në landfillin e Sharrës.
Firma që operonte u akuzua se kishte lidhje politike dhe ishte zgjedhje e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.
Mediat zbuluan se Ardit Gjoklaj ishte i pasiguruar në punën që bënte
Landfilli Sharrës ka qenë nën monitorim dhe mbikëyqrje të Bashkisë, kryetari i së cilës është pronocuar disa herë.
Mediat raportojnë për një skemë të plotë ekonomike që funksionon në të zezë, një lloj Gërdeci i mbetjeve urbane. Raportohet edhe për një të vdekur tjetër.
Bashkia e Tiranës deklaron se pret veprimin e hetimeve.
Partia Demokratike deklaroi sot se tenderimi është bërë pa garë dhe ka akuzuar se drejtuesi i kompanisë është funksionar i PS-së në Peqin.
Partia Demokratike akuzoi se Prokruoria po tregohet e ngadalshme dhe duhet të hetojë vdekjen në landfillin e Sharrës.
Një ditë më parë, Erjon Veliaj nxori në media lajmin e një darke familjare me Ilir Metën.
Erjon Veliaj deklaroi nga Akademia e LRI-së në Jal se “ndjek dhe zbaton filozofinë e Ilir Metës”.
Ka një informacion jozyrtar, por të konsoliduar dhe të konfirmuar disa herë se Prokurori i Përgjithshëm është nën ndikimin direkt të Ilir Metës.
A ka një lidhje mes këtyre të gjithave: pra vdekjes në Sharrë, tenderit për kompaninë që operon, heshtjes së Bashkisë, akuzave për Veliajn dhe dashurisë së papritur të këtij të fundit për “kumbarin” e Adriatik Llallës, Ilir Meta?
Add new comment