Përtej vlerës ose mosvlerës/Prishja e fasadës, kërkohet publikimi i dokumentacionit që detyron Karta e Restaurimeve
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me prishjen e fasadës deh bazorelievit në stadiumin “Qemal Stafa”. Sipas PD-së me këtë akt janë shkelur ligjet dhe rregulloret në funksion të interesave private.
“Me ketë gjest ai ka shkelur Kartën Shqiptare të Restaurimeve. Në nenin 5 për ndërhyrjet e ndaluara, në nenin 7 për masat paraprake të ndërhyrjes dhe në shtojcën b për mënyrën e ndërhyrjes. Aty është punuar me fadroma ndërkohë që duhej punë e pastër me çekiç e me rregulla të qarta për të ruajtur vlerat e monumentit. Rama prezanton projektin e Arenës Kombëtare me 21 prill 2016, që parashikon shembjen e stadiumit ekzistues. Më pas më 25 maj 2016 KKR nxjerr vendimin që heq nga statusi monument kulture pjesën lindore, jugore dhe veriore të stadiumit duke legjitimuar shkatërrimin që kishte shpallur Rama. Rama nis de facto shembjen e stadiumit Qemal Stafa më 6 Qershor 2016. Më pas më 01 korrik 2016 KKR merr vendim mbi miratimin e projektit të restaurimit të fasadës perëndimore të stadiumit. Ndërkohë aty kishte 1 muaj gati që punohej pa projekt restaurimi, duke shkelur ligjin. I kërkojmë Ramës dhe institucioneve që tashmë i ka kthyer në mekanizma të plotësimit të planeve korruptive të vënë në dispozicion të publikut dokumentacionin përkatës që detyron ligji sipas Kartës. Që do të thotë "çdo ndërhyrje duhet që paraprakisht të jetë e motivuar dhe e preventivuar me shkrim. Duke mbajtur në vazhdim një ditar sipas një formati të përcaktuar më parë, të cilit do ti bashkëngjitet një relacion përfundimtar shoqëruar me dokumentacion fotografik, përpara, gjatë dhe pas ndërhyrjes", tha përfaqësuesja e PD-së, Ina Zhupa.
Add new comment