Cedid Atlas Tercümesi, atlasi i parë i printuar në botën islame
Cedid Atlas Tercümesi, ose Atlasi i Ri, është një ndër më të rrallët në botë mes atlaseve të printuar. Ai u publikua në Stamboll në vitin 1803 nga Shkolla Otomane e Inxhnierisë Ushtarake dhe është i pari atlas i printuar në botën islame. Ai u bazua në punimet e kartografit anglez, William Faden dhe synonte të siguronte për kadetët e Perandorisë infomacione gjeografike moderne.
Atlasi është i pajisur me një traktat mbi gjeografinë, një hartë yjore dhe 24 harta të rajoneve të botës, nga Turqia dhe Mesdheu në SHBA. U printuan vetëm 50 kopje, shumica e të cilave u dogjën në një zjarr në vitin 1808.
Add new comment