Shqipëria garanton liritë e besimit, po nuk u kthen pronat komuniteteve fetare

Postuar në 11 Gusht, 2016 10:37

Shqipëria ka marrë notë pozitive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për liritë e besimit, por ajo që mbetet njollë e zezë është sjellja e shtetit me pronat e komuniteteve fetare. Raporti më i fundit thotë se Shqipëria ka bërë shumë pak përparime në këtë drejtim, duke mbajtur peng pronat e sekuestruara nga regjimi komunist.
"Në Shqipëri sipas raportit, shteti është neutral ndaj çështjeve fetare, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare, garanton lirinë e fesë dhe ndalon diskriminimin fetar. Qeveria ka marrëveshje me 5 grupe fetare dhe shteti ndihmon me fonde 4 prej tyre. Grupet fetare janë ankuar se është bërë pak përparim për zgjidhjen e rreth 1 mijë pretendimeve të tyre për kthim pronash të sekuestruara gjatë regjimit komunist. Kisha Autoqefale Ortodokse shprehu pakënaqësinë e saj ndaj shkatërrimit nga autoritetet lokale të një strukture që ajo thoshte se ishte kishë. Përmes Këshillit Ndërfetar, thuhet në raport, udhëheqësit e komuniteteve suni, ortodokse, katolike, protestante dhe bektashinj takohen për të diskutuar shqetësimet e tyre të përbashkëta"- thuhet në raportin e DASH.

Comments

Submitted by ka shume lidhje (not verified) on

ku ta aplikojne besimin komunitetet???? ne Ajer???? injorant

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.