Zbulohet Ditari i Himmler, romantiku çnjerëzor i kupolës naziste

Postuar në 09 Gusht, 2016 21:59

Histori nga jeta e tij personale, politikë, subjekte banale dhe përshkrime të tmerrshme për vdekjen e miliona njerëzve përmban Ditari i Oficerit të Lartë të Rajhut, Heinrich Himmler, i zbuluar nga Instituti gjerman i Historisë (DHI)  në Moskë. Himler, i njohur si numri dy i regjimit nazist ishte iniciatori i kampeve të përqendrimit dhe "arkitekti" i planit të shfarosjes masive të hebrenjve evropianë.

“Darka në restorantin inteligjencës, Bisedë me Kolonelin, dhe Duke kaluar nga Geto e Varshavës" janë disa nga shënimet e ditarit të tij. Ditaret e shërbimit që i përkisinin periudhës nga viti 1943 deri në 1944 konsideroheshin të zhdukura për dekada të tëra. Por këto dokumente të rëndësishme historike mbijetuan në arkivën qendrore të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. "Ne mund të themi me saktësi se me kë është takuar Himmler çdo ditë në periudhën mes vitit 1943 dhe 1944, ku ndodhej dhe cilët persona ishin në rrethin e ngushtë të tij” thotë historiani Matthias për Agjencinë Gjermane të Shtypit. Ky konstatim i lejon një vështrim të ri mbi historinë. Drejtori i Institutit të Moskës, Nikolaus Katser thekson se kalendari do të hedhë dritë mbi mënyrën se si merreshin vendimet nga Himmler.

Në Ditarin e Himmler janë shënuar  gjithashtu telefonata të rregullta me gruan e tij, Margaret, dhe vajzën e tij, Gudrun, të cilat kishin mbetur në qytetin e tij të lindjes në Gkmount Tegkernze. Ndërsa Himmler kishte një marrëdhënie paralelele  me ish-sekretaren, Chetvigk Potchast, me të cilën pati dy fëmijë të tjerë. Gjithashtu në Ditar lënë përshtypje të njohurit e shumta që kishte Himmler me të cilët u përpoq të kishte qasje në politikë përmes SS-ve.

Nëpër faqet e ditarit Himmler, megjithatë lë përshtypjen e një njeriu social i cili ka jetuar një jetë të dyfishtë, nganjëherë paraqitet si një shpirt romantik dhe nganjëherë si leve e ftohtë e një regjimi çnjerëzor. Megjithatë  në shënimet e tij gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore ajo që lexohej te Himler ishte frika. Edhe pse ai ishte një nga udhëheqësit kryesorë të krimeve naziste, ai u përpoq të hiqej si një njeri në favor të paqes. Pastaj u arratis me një emër tjetër dhe përfundimisht bëri vetëvrasje më 23 maj 1945 pasi ishte burgosur nga britanikët.

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.