Krijohet shoqata e "Gazetarëve Miq të Romana Vlahutin dhe ambasadorëve perëndimorë"

Postuar në 02 Gusht, 2016 02:00

Shoqata synon të edukojë gazetarë dhe redaksitë me etikën e duhur në raportimin e lajmeve dhe qëndrimeve të ambasadorëve të huaj perëndimorë. Në hyrjen e dokumentit themelues, shkruhet se ambasadorët nuk duhen trajtuar njësoj me politikanët shqiptarë të cilët i njohim të gjithë. Rasti i sulmit ndaj ambasadores së BE-së. Vlahutin, të cilës vetëm sa ju lexuan prova shkresore nga vendi i saj, konsiderohet i paprecedentë dhe në kundërshtim me frymën proeuropiane që duhet të përcjellë media shqiptare. Themelues dhe nismëtarë janë drejtues të shoqatave ekzistuese të gazetarëve. Në përmbushje të objektivit të vet shoqata deklaron se do të monitorojë raportimet mbi këta miq të çmuar të Shqipërisë dhe do të publikojë një raport vjetor. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.