Qeveria de facto ka rënë...
Ka disa “lajme” së fundmi që janë shërbyer me teatrin e zakonshëm të perfeksionuar nga politika shqiptare: atë të heshtjes së zhurmshme të hyrje-daljeve pa komente.
Një drekë mes Ilir Metës, Rexhep Mejdanit dhe Koço Kokëdhimës ishte ndër më kryesorët, pse në këtë takim merrte pjesë ish-presidenti i vendit, i njohur si njeri që u qëndron larg këtyre adeteve teatrale. Por mesa duket sa më shumë shtohet distanca me ditët kur nën vete Mejdani kishte një karrige, aq më e madhe edhe nostaligjia, por edhe vetëvlerësimi se “kam ende çfarë t’i jap këtij vendi”. Dreka ishte tamam lajm dreke: nuk u mor vesh çfarë ndodhi e çfarë u tha, nëse ka ndodhur e është thënë gjë. Një prononcim pas saj i Koço Kokëdhimës konfirmoi se koalicioni qeverisës ka probleme, që sipas tij do t’i kapërcejë.
Të paktën ajo që ka hamendësuar media prej kohësh po rezulton e vërtetë dhe le të jetë ky një shërbim për lexuesit, që shpesh kundërinformohen nga ndonjë funksionar që flet për këneta dhe telenovela.
Një tjetër lajm është takimi, kësaj radhe zyrtar, mes kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Paraprakisht u njoftua se në takim do të dilej për reformën në drejtësi dhe vettingun dhe në fakt si Basha, ashtu edhe Meta, kanë qenë të shoqëruar nga këshilltarët e tyre.
Lajmi i tretë, sipas parimit “ku ka zë nuk është pa gjë”, ishte deklarimi i deputetit Genc Pollo për një përfshirje të mundshme të Majlinda Bregut në një qeveri eventuale “Rama2”, lajm që u përgënjeshtrua nga deputetja, ish-spikere televizioni. Jemi vend i vogël dhe ambiciet apo ëndrrat arriviste dekonspirohen me diellin e parë, ndaj edhe përgënjshtrimet, edhe kur janë të vërteta, nuk ngjisin shumë.
Gjithsesi, nëse përmbledhim këto shëtitje, ik e hajde politike, një përfundim rezulton të jetë konstante e çdo ekuacioni: Qeveria PS-LSI ka rënë. Ajo ekziston de jure si një pakt me kohën dhe në kërkim të saj, që të dy drejtuesit e saj kanë bërë. Me kohën e duhur për të ekzekutuar epilogun e pashmangshëm pas një qeverisje që u kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve. Jo thjesht për dështimin e saj në menaxhimin dhe administrimin e sfidave administrative e qeverisëse, por në likujdimin e çdo morali dhe të çdo mundësie për të patur një alternativë të konsoliduar.
Një qeveri e cila konsumon dualizëm të tillë në qëndrime për çështje kaq të rëndësishme si reforma në drejtësi, që mbulon dhe kamuflon korrupsionin reciprok të militantëve të vet si instrument shantazhi, e përfolur deri në ekstrem dhe në të cilën luhen lojëra të këtilla të takimeve dhe të drekave, në fakt ka përfunduar.
Brenda saj gjallojnë dy subjekte që luajnë me të njëjtat mjete dhe sillen sipas një kodi të vetëm: pushteti mbi të gjitha. I cili me sa po shihet është e vetmja rrugë për të garantuar imunitet ndaj zullumeve që po kërkohet të çmontohen nga jashtë.
Kriza politike aktuale është një moment i rëndësishëm, pasi jo vetëm vë në diskutim ecurinë e reformës në drejtësi, zbatimin e saj, por sinjalizon një fakt pas të cilit nuk mund të fshihet më asnjë: Pamundësia që koalicioni PS-LSI të jetë një ofertë e përsëritur për qytetarët shqiptarë.
Me këtë duhet të bëjnë llogaritë votuesit jomilitantë, pasi po shihet qartë se pretendimi për shpartallimin e LSI-së nuk po ka sukses. Edhe nëse ai do të ndodhte, LSI-ja është një dukuri politike e cila nuk amniston asnjë përgjegjësi të PS-së, apo PD-së. Por me të duhet të bëjnë llogari edhe militantët, apo drejtuesit e partive, që pas 25 viteve në politikë, ndodhen të kapur mat në andropauzë biologjike dhe menopauzë politike.
Drejtësia, si instrument dhe parim vetëveprues në sistemin që jetojmë nuk ka gjasa të jetë realitet në Shqipëri. Drejtësia si podium fitorje politike dhe mjet i larjeve të hesapeve dhe pastrimit politik, po. Edhe mundet, me ndihmën e miqve të huaj, që ishin dhe janë instrumentalë në shtyrjen e një rotacioni të prodhuar nga togat e zeza. Kjo nuk i ndihmon Shqipërisë, që po vihet në kushtet e precedentit të Betino Kraksit në Itali. I cili në vend se të përfitonte dënimin për një shkelje ligji ku ishin të gjithë përgjegjës, e të cilën e pranoi vetë, u reduktua në viktimë politike e një raporti forcash ku u shtuan mbipesha e ShBA. Kjo po kërkohet, një viktimë, apo dy, sa për shoë dhe teatër, në ndihmë të një politikani, a një force që po vetëofrohet në këtë rol.
Le të mbajmë mirë parasysh se lloji i fitores që shpall sot, apo dje kryeministri, apo edhe të tjerët, është sinjal se përpara zgjedhjeve, partitë kryesore shqiptare do të bëjnë çdo gjë, edhe “të pabesueshmen”, për të siguruar epërsi. Këtë na e garanton edhe “hollësia” e harruar shpesh se asnjë prej tyre, as opozita – më pak – dhe as PS-ja me LSI-në, nuk kanë reaguar me sens korrigjimi. Kjo nuk duhet neglizhuar. Njësoj si ana tjetër se klasa politike e sotme është njëfarësoj një shans pasi varet nga vendimet e ndërkombëtarëve, si dhe përbëhet nga individë që rendin pas humorit të opinionit publik, apo atij që shquhet si i tillë. Konformohen me shijet e tij, përpiqen t’i ngjajnë në disa drejtime. Çka do të thotë se njëfarësoj politika është e kushtëzuar në zgjedhjet vendimtare. Një reagim ndaj kësaj që po ndodh do të shërbente për të diktuar rreshtimet elektorale, për të kufizuar 1 prillin e radhës, ngjalat, apo shaka si këto që pamë e që i paguam vetëm ne. Koha po tregon se vota vlen më shumë nga sa mendohej deri më tani.
Comments
Seriozisht e keni ju mo????
Po jeni ne vete mo qe masturboni me shpresa te tilla qe te bie rama e meta te martohet me bashen?????
Paskeni hik per lesh komplet me duket!!!!
A e keni mar vesh qe Uncle Sam do i palloje parç e mbrapsh te gjithe keta.....????
Fantazi gazetari, duke pire
Fantazi gazetari, duke pire kafe te blloku, me tufen tjeter te gazetareve, qe per ta,m lajmi gjendet vetem tek politika.
Varferi mendimi gazetaresk.
Mungese e theksuar profesionalizmi.
Ketyre gazetareve, duhet t'u kerkohet lajmi atje ku ndodhet, atje ku punohet, ku sherbehet, ku korret, ku vigjilohet, ku sakrifikohet, ku impenjimi per te shpetuar jete njerezish eshte ne maksimum, etj, etj, dhe duke e kerkuar lajmin ne keto hapsira, atehere lajmi behet lajm, dhe jo lajm banal, lajm bastard, duke e kethyer gazetarine ne nje mediokritet te neveritshem.
Gazetaret sot tek ne mund te numurohen me gishtat e dores.
Te tjeret, jane shkronjes me kile ne tregun mediatik.
Na zuri makina
Aman mer jahu kush shkruan kaq gjate? Po shkruan roman mo vlla apo analize/koment/shenim? Apo po garon kush ja plas trute me shume lexuesit?!
Pak me thjesht e me drejtperdrejt o burre se na zuri makina jqj
Add new comment