Shpresë e vetme e PS, koalicioni me LSI
Pandeli Majko është i dyti që artikulon problemet me LSI-në. Ish-kryeministri në fakt konfirmoi atë që flitet korridoreve se Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë prishur marrdhëniet dhe seicili po qeveris për hesap të vet. Mazhoranca nuk e fsheh dot më këtë fakt, çka e detyron të pranojë publikisht retë e zeza që janë ngritur me Aleancën për Shqipërinë Europian.
Pyetja që ngrihet është çfarë do bëjë Partia Socialiste në kushtet kur LSI ka dhënë sinjale bashkëpunimi me Partinë Demokratike. Majko sugjeron që dy partitë të ulen dhe të flasin, duke lënë të kuptohet se PS nuk ka asnjë garanci se çfarë mund të ndodhë me pushtetin e saj nëse LSI shkëputet nga qeveria.
“Nëse ne do të vazhdojmë me deklarime dhe me ruajte distance me njëri-tjetrin, kam parasysh PS-LSI atëhere do të jemi në një drejtim që do të marrim një vendim si do ta vazhdojmë ne marrëdhënien me LSI dhe LSI me ne. Nuk e them këtë në sensin e të bërit presing, por e them në sensin e përgjegjësisë që kanë palët në drejtimin e vendit. Unë kam dëgjuar deklarata nga përfaqësues të LSI që janë shprehur për vazhdimin e koalicionit, por mendoj se të gjitha problemet duhen diskutuar në tavolinën e bisedimeve”-dekalroi Makjo.
Këto deklarata vijnë pas skenarëve që e lidhnin periudhën pas reformës me një mocion besimi të qeverisë, nisur nga llogaritë për një qeveri të PS me PDIU-në. Kjo mund të ishte një zgjidhje e përkohshme për ta mbajtur Partinë Socialiste në pushtet, por ky koalicion i ri nuk jep asnjë garanci për fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Në të tilla kushte e vetmja shpresë e PS dhe Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen është LSI.
Add new comment