Shenjtorë katakombesh të veshur në ar

Postuar në 24 Korrik, 2016 17:03

Skelete të veshur me gurë të çmuar dhe ar, varrosur në katakombe kishash në Gjermani, Austri, Zvicër e Çeki. Studiuesi nga Los Angeles, Paul Koudounaris, ndoqi vendndodhjen dhe historinë e tyre dhe mësoi se bëhej fjalë për shenjtorë katolikë të adhuruar në shekujt 16-17 si mbrojtës lokalë të qyteteve ku jetuan. Më tej ata u harruan për të ofruar dëshmitë e një arti “makabër” njësoj si mumjet e faraonëve egjiptianë. Koudounaris thotë se është e vështirë të merret vesh se çfarë kanë qenë në jetë këta njerëz, por fakt është se dekorimin e kufomës së tyre e kanë bërë murgj dhe priftërinj, të njohur si artizanë të shkëlqyer. Këtë e mbështet edhe fakti se ata gjenden në kisha, çka do të thotë që dikur kanë patur një vend të privilegjuar aty. Më poshtë fotot e këtyre individëve të pazakontë, ose ajo çfarë mbetet prej tyre: 

 

http://www.smithsonianmag.com/history/meet-the-fantastically-bejeweled-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.