Hahn e Mogherini kërkojnë të nisë menjëherë zbatimi i reformës, BE nuk nxitohet për hapjen e negociatave
Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi u përshëndet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, dhe komisioneri europian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johanes Han. Ata vlerësuan forcat politike që arritën konsensusin për një vendim të tillë historik, dhe theksuan se i rëndësishëm është zbatimi i saj.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese, të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë të sistemit gjyqësor. Ne urojmë popullin shqiptar, qeverinë dhe të gjitha forcat politike që treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë të mundur këtë vendim historik. Ky hap i paprecedent vjen pas një kërkese të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma është gjithashtu një kontribut i madh për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë edhe prioritetet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllim që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem gjyqësor i bazuar në mënyrë të vendosur mbi standardet evropiane”,- thuhet në deklaratën e përbashkët. .
Comments
" Ky hap i paprecedent vjen
" Ky hap i paprecedent vjen pas një kërkese të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente." Kush jane keto kerkesa ? Nga kush jane bere ? Kujt i jane drejtuar ? Lerini keto budallalleqe se nuk i ha njeri . Se paku ketu ne shqiperi, ata qe e kane jetuar regjimin e meparshem komunist jane te velur me keto citate te huazuara nga Revolucioni Kulturor Kinez. Me kujtojen fiks parullat " C'don populli ben Partia, c'thote partia ben populli". Lere pastaj se na nxoren edhe nje shifer , 91 %, pra 915 e popullit ishin pro votimit te reformes ne drejtesi. Si ka mundesi qe nuk i dolen 92 apo 90 %, e me e cuditshmja eshte se 91 % e popullit kerkonte nje reforme qe nuk e dinin se cfare permbante, sa faqe ishte apo sa nene kishte. Keto gjera nuk i dinte asnje deputet,madje nuk ididnte askush seri dje ne mesnate kur drafti u hodh ne leter per here te pare. Si e kerkonte populli nje gje qe nuk e dinte se c'ishte ? Po kjo laraska italiane dhe ky palla tjeter nga e dinin se populli po e kerkonte ?
USA&BE - Shqiperia
Me keto zhvillime te fundit eshte e qarte se asgje nuk mund te ndodh tek ne pa imponimin e te huajve! Keshtu edhe zgjedhjet i fiton ai qe deshirojne ata dhe ne masen qe duan ata, koalicionet behen ashtu si duan ata...kurse ne jemi kukullat ne teatrin e tyre te cilat ata i levizin sipas deshires, dikur nga prapaskena tani kane dalur haptazi ne skene! Hapesirat tona jane te konfrontohemi me njeri tjetrin dhe kjo deri ku na lejojne ata!
Prandaj, sa te merremi me politike, me mire te festojme shtyllat, gjuajtjet ne porte, dhe te merremi me kombetaren tone apo edhe me ndonje gje te ngjashme nga show-bizi yne! Ketu, nuk na perzihet kush....
Add new comment