Meta në Mal të Zi - protestë nga deputetët serbë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë në Mal të Zi ku ka mbajtur edhe një fjalë në Parlamentin e këtij vendi. Meta ka vlerësuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërkohë që disa deputetë të Partië serbe, Demokracia e Re e kanë pritur me një pankartë. “Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi. Një nga deputetët serbë ka shtuar se Milo Gjukanoviç ka tradhëtuar dhe se vlerësimet e Shqipërisë për të – urdhri i Flamurit Kombëtar - sipas tij janë për shkak të njohjes së Kosovës.
Add new comment