Propozimi i PD-së: Rol në përzgjedhje presidenti, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese
Pas një takimi të zhvilluar sot me ambasadorin amerikan, Donald Lu, kreu socialist i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatnmir Xhafa, ka deklaruar se nuk ka ende një propozim nga Partia Demokratike. Janë ditët e fundit të negociatave dhe pika kritike është vetingu. Nuk është e qartë si qëndron puna dhe ndoshta PD-ja po kërkon zvarritjen, por sot, Oerd Bylykbashi, njeriu i Lulzim Bashës për reformën ka publikuar këtë formulë:
“Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira.
Dosjet e aplikantëve i përcillen Gjykatës Kushtetuese. Kreu i saj përgjedh me short panelin me 3 gjyqtarë që bëjnë vlerësimin e kandidatëve, përfshirë edhe kërkesat për integritetin e kandidatëve.
Panelit i bashkëngjiten përfaqësuesit ndërkombëtar si rojtarët e transparencës, do kenë akses ne proces dhe në dokumentacion.
Dosjet shqyrtohen individualisht dhe transparente për çdo aplikues.
Ankim para gjykatës kushtetuese për të pakënaqurit, e cila vendos për pranimin e kërkesës për rivlerësim të panelit tresh.
Kandidaturat e kualifikuara i dërgohen Kuvendit.
Përzgjedhja nga Kuvendi.
Komision parlamentar ad hock me 12 anëtarë, parlamentar, 6 nga maxhoranca dhe 6 nga opozita.
Ky zgjedh 12 kandidatura që i paraqiten kuvendit për miratim, cdo anëtar ka vetëm një votë dhe voton vetëm për 1 kandidat e në fund dalin 12 kandidatë.
Votimi është i fshehtë dhe elektronik. Sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur, nuk përcaktohet se cili ka votuar cilin.
Lista zyrtarizohet dhe i paraqitet kuvendit për në seancë. Në kuvend votimi bëhet në bllok, ose miratohet e tëra ose rrëzohet e tëra më shumicë të cilësuar.
Votimet e tjera vijnë me maxhorancë që vjen në ulje”(http://www.balkanweb.com/site/reforma-ne-drejtesi-pd-publikon-formulen-s...).
Siç shihet shmanget ndërhyrja e ndërkombëtarëve në proces, diçka që është kundërshtuar shumë fort nga socialistët. Mbetet për t’u parë se ku çon një negociatë me propozime që ndan kaq shumë palët. Së fundmi nga PS-ja ka nisur të qarkullojë edhe ideja e zgjedhjeve të parakohshme.
Comments
basha mori me qaf veten ,por
basha mori me qaf veten ,por dhe pd.ajo reforme do behet ne 21,ose pas 21 me zgjedhje te parakohshme ose me referendum.rezultati do jete nje konflikt me nderkombetaret per pd,isolim,humbje te gjitha kauzave te bashes,gjithashtu te berishes,dhe pd qe do riduhet te riorganizohet nga e para e sdi ne do vij me stadin e tanishem.basha eshte e shumta dhe dy tre muaj kryetar .pastaj bie.basha beri vetem nje gje.i gjeti kauze ps per ta paraqitur fort ne zgjedhje dhe per te fshire deri diku keqqeverisjen qe ka bere deri me tani.bravo u qofte.politikanet shqiptar duhet te kuptojne qe nese ata qe bejne gjeopolitiken kane vendosur qe ketu do ndryshohet,ateher do ndryshohet e ska bir nene ta pengoj.edhe enveri te ishte do e conin andej nga kish dal.o keta do ta kuptojne e do ebejne ate reforme sic ua thone,pa e dashur vet,ose do groposen.edhe tani po u thone voto qe te futesh me kembet e tua brenda,ndryshe do te te fusim zvarre .edhe rama djali qe e mbeshtet kaq fort,do kujtoj sanaderin,perkrahes i fuqishem i prokurorise speciale ne kroaci...ishe viktima e pare e saj...per te mira e gezime gjithe llumit te kesaj politike
Pirdh o Sali, pirdh, ti
Pirdh o Sali, pirdh, ti bashke me Lulushken nepermjet Oertushkes qe besn shurren ne pantallona kur degjon se po vjen ambasadori USA.
Ne te semes vafshi o krimineli Sali me gjithe kompani qe ke prapa.
Add new comment