Nuk mund të ngrihen akuza për Clinton. Republikanët kërkojnë t'i bllokohet aksesi për informacion të klasifikuar
Drejtori i FBI James Comey tha se nuk ekzistojnë arsye për të ngritur akuza penale kundër ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton lidhur me përdorimin prej saj të një serveri privat gjatë kohës që ishte në këtë detyrë. Zoti Comey u shpreh se hetuesit kanë lexuar të 30 mijë emailat që zonja Clinton i kishte dorëzuar Departamentit të Shtetit në vitin 2014 dhe shtoi se 110 prej tyre përmbanin informacion të klasifikuar. Drejtori i FBI-së tha e mundur që aktorë me synime armiqësore të kenë patur qasje në llogarinë e saj personale të emailit.
Sipas zotit Comey, hetuesit nuk gjetën prova se zonja Clinton mund të ketë fshirë qëllimisht emaila të saj. Por ai shtoi se zonja Clinton dhe stafi i saj "u treguan jashtëzakonisht të pakujdesshëm në trajtimin e informacionit tepër të klasifikuar nga ana e tyre." Megjithatë, tha ai, FBI-ja ka arritur në përfundimin se ngritja e akuzave në këtë rast do të ishte e papërshtatshme. “Asnjë prokuror i arsyeshëm nuk do të ngrinte akuza,” - deklaroi Comey.
Menjëherë pas kësaj deklarate kryetari i dhomës së ulët të Kongresit Amerikan, Paul Ryan, tha se vendimi i FBI-së është në kundërshtim me të gjitha shpjegimet. Askush nuk duhet të jetë sipër ligjit, tha Ryan. “Të mos ndjekësh ish-Sekretaren Klinton për keqpërdorim të informacionit të klasifikuar do të kthehet në një precedent të tmerrshëm”, shtoi kreu i Dhomës së Përfaqësuesve. Më pas Ryan deklaroi në Fox News së shefi i CIA-s duhet t’ia bllokojë Klintonit të drejtën për të pasu informacion të klasifikuar, në formë dënimi për veprimet e saj.
Rasti ka të bëjë me faktin se gjatë mandatit si Sekretare e Departamentit të Shtetit, Klinton e ka përdorur gjerësisht email-in e saj madje edhe për komunikim në lidhje me çështjet e ministrisë. Arsyeja pse kjo u konsiderua si problematike ishte se shërbimet amerikane të sigurisë mendonin se llogaria e saj personale, ndryshe nga ajo e qeverisw ishte më e lehtë për të goditur, veçanërisht ku Clinton pwrdorte Blackberryn e saj për të shkëmbyer mesazhe . Rreth 2.100 email- tw saj janë klasifikuar për përmbajtjen e tyre, 65 janë shënuar "Konfidencial" dhe 22 "Top Secret.
Add new comment