Kopje, akuza dhe përsëritje provimi të anglishtes për gradimin e oficerëve në ushtrinë shqiptare

Postuar në 05 Korrik, 2016 16:04

Me sa duket të mos vrasësh mendjen, të mos lodhesh dhe të futësh mik po kthehet në një lloj tipari kombëtar. Provimet shtetërore janë bërë një barrë e paadministrueshme, duke nisur që nga shkollat për të përfunduar së fundmi deri në gradimin e oficerëve në ushtri. “Tv Klan” raporton një rast sipas të cilit në testimin e fundit për gradim është kopjuar dhe Shtabi i Përgjithshëm është detyruar të përsërisë provimin. “Me anë të një shkresë të siguruar nga Televizioni Klan, Shtabi i Ushtrisë pranon problemet e shfaqura gjatë testimit të parë, por pa specifikuar se çfarë ka ndodhur konkretisht”, raporton ky televizion.

Por ana tjetër e ngjarjes jepet nga disa oficerë që denoncojnë në këtë televizion se në fakt bëhet fjalë për një manovër të Shtabit për t’i hapur rrugën oficerëve të caktuar. “Në një denoncim të ardhur në faqen zyrtare  të Klan, disa oficerëve të ushtrisë, që pretendojnë se kanë marrë pjesë në provim sqarojnë se nuk është kopjuar, por testimi është përsëritur  për shkak se disa ushtarakë  pranë drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm nuk kanë marrë pikët e nevojshme  për tu kualifikuar për gradë dhe kjo gjë sipas tyre është e padrejtë”, raporton “Tv Klan”.

Duket e pamundur që në një ushtri të rilindur dhe anëtare të NATO-s të ndodhin xudhi të tilla. Zyrtarisht problemin  e ka pranuar edhe kolonel Ardian Bali, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që ka dhënë këtë sqarim:  “Shqetësimi i Shtabit të Përgjithshëm se rezultatet nuk ishin ato të cilat janë realisht të personelit ushtarak në Forcat e Armatosura. Mbi këtë bazë me një urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm u mor vendimi që ky test të ribëhej. Rezultatet e një numri të ulët të Forcave të Armatosura nuk është ai rezultat që ata kanë të njohurive të gjuhës angleze, nga një ballafaqim të rezultateve të mëparshme është verifikuar që persona të caktuar nuk kanë pasur atë rezultat”.  

http://tvklan.al/perseritet-provimi-i-anglishtes-per-gradat-e-ushtarakeve/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.