Hapet loja me lejet e ndërtimit

Postuar në 04 Korrik, 2016 10:54

Lejet e ndertimit pësuan një rritje të shpejtë në tremujorin e parë të vtit 2016, duke sinjalizuar kështu një rritje të mëtejshme të sektorit ndërtimeve pavarësisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në këtë fillimvit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%. Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit. Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12.

Rekorde lejesh janë shënuar edhe në qytetin  e Lezhës, bashkia e të cilës ka firmosur për ndërtimin e tetë objektëve. Në katër tre mujorët e fundit kjo bashki nuk ka dhënë asnjë leje. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zëne 58,5 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 41,5 %.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Zero ndertime tha lali eri, yyyt te q... r...mu ne p...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.