Kërcënimi nga goditja e asteroidëve është real
Kërcënimi nga një goditje katastrofike nga asteroidët është reale dhe e mundshme. Një organizatë – Dita e Asteroidit – ka zhvilluar një takim me rastin e 108 vjetorit të ngjarjes së Tunguskës, ku një goditje meteorike dogji 1000 milje2 pyll. Interesi për përsëritje e një ngjarjeje të tillë është rritur shumë dhe shqetësimit të organizatës i janë bashkuar edhe përfaqësues të NASA-s. Kjo mbështetje konfirmohet nga themeluesi i organizatës Grigorij Richters, në bashkëpunim me ish-kitaristin e Queen, astrofizikanin, Brian May.
Janë më shumë se 1 milionë asteroidët që potencialisht mund të godasin Tokën por deri më tani shkencëtarët kanë zbuluar 1% . Për këtë arsye organizata ka iniciuar një nismë me anë të së cilës kërkon që kërkimi për objektet që kërcënojnë Tokën të marrë një shtysë të re. Që nga viti 2013 janë zbuluar 72 objekte afër Tokës, prej të cilëve 8 janë kërcënues dhe një ditë mund të godasin.
Add new comment