Ikni sa më shpejt, BE nuk ka kohë për meditim
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka deklaruar në konferencën e shtypit përfundimtare pas samitit te vendeve anëtare se kryeministri britanik kërkon kohë për meditim, por Bashkimi Europian nuk ka kohë për meditim dhe se qeveria britanike duhet të dërgojë sa më parë njoftimin e daljes nga Bashkimi Europian për tê filluar negociatat e daljes. "Kur flitet për tregun unik, ose je brenda, ose je jashtë. Kur je jashtë je jashtë dhe do të rinegociosh aksesin në tregun unik siç e kanë negociuar zvicerianët, norvegjezët dhe të tjerë. Nuk ka automatizëm për një ish-shteti anëtar të ruajë përfitimet e tregut unik kur del nga Bashkimi Europian. Por këtë do t’a shohim gjatë negociatave"-deklaroi Junker.
Samiti i fundit europian i 28 liderë europianë nuk ka qenë i lehtë për kryeministrin britanik David Cameron, i cili në sytë e 27 liderëve europianë është treguar i papërgjegjshëm, duke e angazhuar popullin britanik në një referndum për daljen nga BE. "Më vjen keq për rezultatin e referendumit, por nuk pendohem që e bëra. Ishte gjëja e duhur për të bërë. Kam qenë jashtëzakonisht krenar si kryeministër i vendit për gjashtë vjet .Ka qenë një nder i madh. Por në fund të fundit, ti lufton për atë që beson. Nëse fiton shumë mirë, nëse humb, duhet të pranosh verdiktin. Dhe verdikti i popullit britanik nuk është vetëm të dalë nga BE-ja, por të fillojë një faqe të re të historisë së saj me një lider të ri. Ajo që mund të bëjë unë është të ruaj stabilitetin në vend aktualisht dhe të përgatis opsionet e dalje"-deklaroi Kameron. Ajo që kryeministri Britanik u ka kërkuar 27 liderëve të Bashkimit Europian është një reformë e rregullave të lëvizjes së lirë të personave në Evropë, si kyçe për marrëdhëniet post-Brexit mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti francez, François Hollande kanë thënë,se është koha për britanikët të provojnë se ç’do të thotë të jesh jashtë BE-së, ndërkohë që kryeministri hollandez, Mark Rutte ka qenë më radikali nga liderët, duke thënë se refendum është një dështim kushtetues, politik, ekonomik dhe monetar.
Add new comment