Përforcohet ideja e referendumit

Postuar në 28 Qershor, 2016 10:08

Kur shanset për kompromis janë thuajse zero dhe palët kanë ezuruar mundësitë e dialogut, qeveria po promovon së fundmi idenë e referendumit për paketën e ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi. Pas deputetit socialist Majko,edhe zv.kryeministri Niko Peleshi mendon si zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi mbajtjen e referendumit. Nëse parlamenti dështon me miratimin e reformes, Peleshi propozon që partitë të shprehen me votë për mbajtjen e referendumit.
Megjithatë zv/kryeministri e fut veten tek politikanët optimistë që beson se aktorët politikë do të gjejnë forcat dhe mundesitë mbase të fundit për miratimin e reformës në drejtësi dhe ndryshimeve përkatese kushtetuese. Me tepër se tek reagimi i partive të opozites ai shpreson tek vota pro e deputeteve të veçantë të cilëve u beri thirrje që të mos shperdorojnë mandatin e dhënë nga qytetaret. Një qëndrim me nota servilizmi ndaj ambasadës amerikane që i ka qëndruar thirrjes për vendim idividual të deputetëve në votimin e reformës në drejtësi. Seanca është caktuar në 21 korrik sipas kalendarit dhe nëse sipas gjasave miratimi do të dështojë, atëherë dy janë opsionet, referendum ose zgjedhje të parakohshme. Ai që do të zgjedhë mes të dyjave është kryeministri Rama, që së fundmi po promovon idenë e referendumi.

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Nuk besoj se Peleshi te mos e kete lexuar KUSHTETUTEN qe eshte shkruar poshtersisht nga PS dhe te djathte aleate me te ne vitin 1998.
Sipas saj ne Referendum mund te hidhet pasi te jete miratuar ne Kuvend me 94 vota. Dhe atehere qe te kaloje ne Referendum duhet nje e pesta e deputeteve ta kerkoje kete. Kete gje mund ta beje dhe PD po qe se shiten disa deputete te saj globaliste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.