Negociata të reja me opozitën

Postuar në 12 Qershor, 2016 14:53

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas tij, Ilir Meta konfirmoi vijimin e dialogut si e vetmja mënyrë për të miratuar reformën në drejtësi, çka lë pas si opsion pa të ardhme, deklaratën e kryeministrit në Parlament, drejtuar opozitës se “nuk ju presim më”. “Z. Basha shprehu angazhimin e opozitës për miratimin sa më parë të reformës dhe më njohu me të njëjtën çështje parimore që ndan palët, atë të formulës së zgjedhjes së institucioneve të reja, e cila sipas opozitës duhet të bëhet me rekomandimin 88. Në cilësinë e Kuvendit të Kuvendit mbeten i hapur për dialog që palët të arrijnë në konsensus”, tha Meta.

Gjuetia e 94 votave është ende jashtë axhende me sa duket, pasi me këtë takim opozitës i është lënë një mundësi e re për të afruar propozimet. “Ftoj të gjithë aktorët në minutat që kanë ngelur që të demonstrojnë transparencë dhe koherencë. Pasi për mua nuk është e rëndësishme se kush e ka fajin, por rëndësi ka që ky proces të realizohet në konsensus të plotë”, vijoi më tej Meta.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.