Rilindja Fashiste e Shqipërisë
Albanologu Robert Elsie sjell sërish një album fotosh nga Shqipëria e viteve 1940-41-42. Autori i tyre është Vilibald Koleger (1910-1943), lindur në Grac të Austrisë, “një publicist austriak i kohës naziste”. Fotografitë janë marrë nga libri i tij “Rilindja e Shqipërisë”, Vjenë 1942, një vepër që Elsie e cilëson “propagandistike" dhe "në mbështetje të sundimit fashist italian në Shqipëri”.
Në fakt, referuar fotove, të paktën ndërtimeve në Tiranë, është e saktë të thuhet, jo vetëm për propagandë, se kemi të bëjmë me një Lindje Urbane në Shqipëri. Shohim edhe sot se ato që paraqiten si propagandë në album, janë në fakt pika referimi kryesore për kryeqytetin shqiptar, që në këto dekada, thjeshte është zgjeruar duke i marrë frymën dhe duke e mbytur estetikën fillestare.
Add new comment