Mbledhja e dy qeverive, retorikë dhe show patriotik
Sot u mbaj në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive si nga bilanci ashtu dhe nga perspektiva produkti është retorikë dhe show patriotik. Kryeministri Rama, qeveria e të cilit është në hijen e skandaleve dhe pasojave të ligjit të dekriminalizimit tha se “Është momenti për të shkruar më tujte sepse kemi bërë shumë, por ka shumë më shumë për të bërë. Rezultate e punës së deritanishme janë shumë inkurajuese – mjafton të nënvizojmë se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare preken kuotën 200 milionë eurove”. Shifra që edhe po të jenë të tilla nuk i prodhoi puna e dy qeverive, aq më tepër që vetë INSAT ka raportuar për një kurbë në rënie të eksporteve me Kosovën. Kryeministri shkoi në Prishtinë me një shifër në xhep dhe një plan për të zhvendosur doganën e Morinit në Portin e Durrësit dhe riartikulimin e tezës patriotike se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë në BE.
“Ne po bëjmë përpjekje për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, që do ti japin një hovë të ri bashkëpunimit mes dy vendeve. Për herë të parë vendet tona kanë një strategji të përbashkët për ruajtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë bashkë në kohëra të vështira dhe të mira, por për herë te parë do të firmosim një marrëveshje për koordinim të përbashkët në rastet e fatkeqësive natyrore”, tha me tej ai. Në vazhdim të konferencës së përbashkët të qeverive Kosovë – Shqipëri, Edi Rama propozoi që dy vendet të kenë edhe ambasada të përbashkëta. Rama shembull për këtë përmendi konsullatën e përbashkët në Milano, ndërsa paralajmëroi edhe formimin e konsullatës së re të përbashkët në Munih, projekte këto të rithëna.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke hapur mbledhjen ndërqeveritare tha se Kosova dhe Shqipëria janë bërë faktorë të rëndësishëm të të paqes e stabilitetit në rajon. Mustafa i përmendi ato që ai i quajti suksese: MSA, pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA si dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave nga KE i BE-së .
Add new comment