Blushi: Jeni me ligjin apo me krimin?
Ben Blushi reagoi ashpër pas dorëheqjes së Elvis Roshit dhe faktit se ai është dënuar në Italinpër përdhunim në grup. Kritikat më të forta ishin për kreun socialist Edi Rama dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste ndaj fakteve të dala së fundmi në dritë.
“Shoqëritë kanë një vijë të qartë ndarje mes të ndershmes dhe të pamoralshmes. Shoqëritë e përparuara nuk e kthejnë vesin në standard. Ky debat ka shumë kuptim sot në Shqipëri. Ajo që ka ndodhur ditët e fundit me Roshin është dëshmi e pastër e degradimit të moralit politik. Unë s'kam asgjë me ish kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Ai bëri atë që dinte të bënte në jetë. Ne e morëm dhe e bëmë ajkën e shoqërisë. Nuk ka në këtë vend profesionistë, nuk ka njerëz të ndershëm, nuk ka profesorë, por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetarë bashkie”. “Dikush këtu mendon se ky djalë kapërceu dallgët e përdhunuimit për të çarë jetën e vet dhe pasi i kapërceu dallgët, erdhi në brigjet tona, gjeti një shkok dhe ky i tha “hajde bëhu kryetar bashkie” dhe e bëri, e bëri dy herë rresht. Jo se çfarë ka bërë, nuk është kjo çështja, e si u kalit duke punuar ndërshmërisht në Evropë, çështja është ça debati i ngrihet shoqërisë sonë …çfarë dallgësh po i jep kjo tronditje kësaj shoqërie, po ju pyes ju të gjithë që keni dalë e keni mbrojtur si model, kë mbroni ju? Çfarë i thoni shqiptarëve që duhet të jeni delikuent për të marrë një punë, që duhet të jesh dënuar për të bërë karrierë? Ky është fundi i moralit politik dhe s’ka më larg se kaq. Një parti del në protestë për të mbrojtur një njeri që jep dorëheqjen se është në konflikt me ligjin. A mund të ndodhë kjo? Pra pyetja është me kë jeni ju me ligjin apo me njeriun, kujt i shërben ky qëndrim, interesit, shoqërisë apo krimit? Më e rëndë është që ca njerëz nga qeveria thonë se pse duhet të iki ky ca rëndësie ka se ca ka bërë se ky po punon. Nëse një shatërvan quhet punë, ky është degradimi i punës…”, tha Blushi në parlament.
Add new comment