PS-ja kërkon hetim nga prokuroria për Nokën, Zenelin dhe Ristanin

Postuar në 01 Qershor, 2016 13:45
 Partia Socialiste duket se ka shitur Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e Kavajës, në këmbim të kokave të turkut në PD dhe detyrimin e kësaj të fundit për të miratuar reformën në drejtësi.
Prej dy ditësh, disa media të afërta me PS-në kanë hedhur idenë se lëshimi i Roshit është një sinjal i vullnetit të mirë që duhet të prodhojë efekte të ngjashme dhe simetrike. Përndryshe edhe ambasada amerikane që është i investuar për reformën në drejtësi, duhe ttë kushtëzojë marrëdhëniet me opozitën. Këto janë disa ide që flasin për faktin se Roshi e ka vënë në siklet PS-në, duke ia hequr asaj disi epërsinë e pretenduar për reformën, e cila ka shumë më tepër rëndësi sesa loja me mandatet e disa të zgjedhurve. 
Sot PS-ja ka bërë një kërkesë direkte, madje duke kërkuar që Prokuroria të ndërhyrjë në proces. Përmes një deklarate për shtyp, sekretari për Dixhitalizimin, zëdhënës i kryesisë së PS-së, Alfred Peza, tha ndër të tjera se: "Dekriminalizimi është një proces i pandalshëm për pastrimin e skenës politike shqiptare, që nuk bëhet me fjalë, por me vepra. Ndaj, e ftojmë Partinë Demokratike që të gjejë kurajon për të shkuar përtej propogandës, retorikës boshe dhe fjalëve në erë. Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Partia Demokratike duhet të veprojë menjëherë, pasi të gënjesh nëpërmjet formularit, përbën vepër penale që dënohet nga ligji. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg, por edhe për Arben Ristanin, numrin dy të Partisë Demokratike i dënuar gjithashtu me burg. Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të përfshihet në hetimin e Flamur Nokës, Arben Ristanit, Alban Zenelit e të çdokujt tjetër që përfaqëson këtë parti dhe që ka probleme me dekriminalizimin", tha Peza.
PS: Korigjuar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.