Bunkerët, e shkuara që lajmëron të ardhmen
Nëse ndonjë ditë do të shkruhet historia e bunkerëve, si punim më vete ndaj historisë së fortifikimit, Shqipërië me të drejtë do të zërë një vend nderi. Këtë dhuratë e kemi nga regjimi i shkuar, që në fakt sintetizoi si investim konkret një psikozë të vjetër ndër shqiptarë.
Bunkerët e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e shumëkujt, madje të ekzagjeruar, por në çdo fotografi që përcillet , ata janë identikë në formën prej kupole të shtypur që i vishen terrenit si një lloj uniforme që po harrohet.
Të dalluar për bunker janë edhe gjermanët që gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtuan atë që u quajt Muri i Atlantikut. Gjurmë të këtij muri, që konsiston në bunker, ekzistojnë akoma, thjesht sepse bunkerët janë të vëzhtirë për t’u shkatërruar. Fotografi Jonathan Andrew, sjell disa prej tyre, me forma dhe funksione të ndryshme specifike, por siç duket, ata janë e kaluara, por sepse japin edhe një shenjë njoftuese për shekullin e 21-të.
http://news.nationalgeographic.com/2016/05/pictures-memorial-day-world-w...
Add new comment