Harrohet Kelmend Balili, policia "godet" me suksesin e radhës
Teksa nuk ka dhënë ende asnjë detaj për operacionin ku tha se ishte e përfshirë me policinë greke dhe atë të Belgjikës, policia shqiptare gjen momentin të prezantohet me një sukses në luftëm kundër trafiqeve të drogës. Duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi për arratisjen e Kelmend Balilit, ish-drejtorit Rajonal të Transporteve i akuzuar si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës me mbështetje të fortë politike, policia shqiptare ka bërë me dije rezultatet e një operacioni policor ndërkombëtar antidroge në bashkëpunim me Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën, ku u godit një bandë e trafikut të narkotikëve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologët italianë, këta thanë se trafikantët shqiptarë kanë sjellë në Itali sasi të ndryshme droge, kryesisht kokainë dhe heroinë. Aktiviteti kriminal kryhej kryesisht në zonën Veriore të Italisë.
Prej shkurtit të vitit 12014 ishte regjistruar procedim penal për një grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë, që kishte në përbërje shqiptarë, rumunë, tunizianë dhe marokenë, që kryenin aktivitetin kriminal. Në Shqipëri janë arrestuar 12 persona. Kanë mbetur ende pa u kapur edhe 4 shtetas të tjerë, mes tyre 3 shqiptarë dhe 1 maroken, tha Ardian Çipa.
Add new comment