Një rast irritues në SHBA, ndërkohë që gjykata nuk dënon dot të akuzuarin për dhunë ndaj një njëvjeçari

Postuar në 24 Maj, 2016 00:09

Jacob Marbury, një vjeç, u dhunua nga dadoja në muajin mars. Shenjat e dhunës duken qartë në foto dhe reagimi i vetëm ndaj kësaj ndyrësie është vetëm një: ndëshkim dhe dënim.

Por nuk ka ndodhur kështu, pasi gjykata në Oregon të SHBA, ka liruar dadon - mashkull - nga akuzat, pasi Jacobi i vogël nuk mundet të flasë dhe të tregojë se çfarë ndodhi. Apo nëse dhuna ishte e qëllimshme. Ai ishte lënë bashkë me motrën e vogël 3 vjeç, me dadon, që sot është i lirë. Prindërit e postuan foton e dhunës në rrjetet sociale dhe qysh nga 20 maji kur u postua, ajo u shpërnda 275 mijë herë. Një furtunë e vërtetë zemërimi për këtë dhunë të pashpjegueshme e për të cilën gjykata i ka patur duart të lidhura për të vepruar. Është kërkuar ndryshim ligji, drejtësi, por sesi kjo mbetet e paqartë.

I ati i Jacobit, Joshua, deklaroi se dado ishte shoku i tij më i mirë dhe ishte përpjekur të justifikohej, se fëmija ra, apo se ai e rrëzoi pa dashje. Por mjekët thanë se mbi fytyrën e fëmijës është një shenjë dore, pra që supozohet se është qëlluar. Pamundësia për të shpjeguar këtë që ka ndodhur me qartësi dhe saktësi, ka sjellë lirimin e të akuzuarit. 

 

http://www.nydailynews.com/news/national/oregon-babysitter-accused-beati...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.